Botërori i ardhshëm do të mbahet në vitin 2026 në Amerikën e Veriut dhe tashmë dihet se do të jetë kompeticioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë.
Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë dhe përfaqëson zgjerimin më të madh të numrit të skuadrave në histori. Gjegjësisht, nga viti 1998 dhe kampionati në Francë dhe duke përfunduar me turneun e sapo përfunduar në Katar, në Kupën e Botës morën pjesë 32 kombëtare.
Në Amerikën e Veriut, ky numër do të jetë 48. Një ndryshim i tillë do të nënkuptojë më së shumti për vendet nga Afrika dhe Azia, të cilat do të kenë një rritje të ndjeshme të numrit të ekipeve dhe për herë të parë, Oqeania do të ketë edhe një përfaqësues të drejtpërdrejtë. Kolonia evropiane do të rritet nga 13 në 16 ekipe.
Ideja fillestare e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ishte ndarja e turneut në 16 grupe me nga tre kombëtare, por për shkak të pasigurisë që ofron gara, u vendos që të mendohej për këtë ide. Tani vizioni kryesor është ndarja e turneut në 12 grupe me katër kombëtare.
Gjithashtu, numri i stadiumeve do të dyfishohet në krahasim me kampionatin në Katar. Në vend të tetë, 16 stadiume do të luhen në Amerikën e Veriut, njëmbëdhjetë në SHBA dhe nga tre në Kanada dhe Meksikë.
Të gjitha ndeshjet e fazës eliminatore do të zhvillohen në Amerikë./FolDrejt/