Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Ndërkohë që Serbia armatoset, Qeveria e Kosovës e bënë problem nacional çështjen e qenve endacakë

Ndoshta është koha për një lëvizje të re

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Popullizmi është efikas vetëm në aspektin e joshjes së masave, por ai nuk t’i zgjidh problemet, sidomos ato ekonomike.

 Shkruan: Imer Topanica

 Që kemi kaluar nga një krizë e vjetër në një të re, nuk përbën ndonjë risi,  por që Qeveria Kurti II, nuk i ka të gjitha përgjigjet për telashet me të cilat përballemi, tek tash kemi filluar ta kuptojmë. Janë rritur çmimet e miellit, bukës, mishit dhe produkteve të tjera, duke i përfshirë edhe ato mbi të cilat, njëfarësoj, besonim se e kishim njëfarë kontrolli. Për rrjedhojë, ekonomitë tona familjare ndodhen në një situatë dramatike.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Qytetari i ndodhur pa alternativë: duke iu shmangur ftesave për rebelim të partive të vjetra, të cilave ka vite që nuk iu beson dhe në anën tjetër përball një qeverie që s’jep shenja se e ka ndërmend të bëjë diçka konkrete, të mençur, qoftë edhe si zgjidhje afatshkurtre derisa të zbutet kriza, po ua mësynë dyerve të ambasadave, e që andej atyre të agjencive të udhëtimit, për t’ia thënë lamtumirën vendit. Pasiguria ka shtrirë rrënjët aq thellë sa që edhe të punësuarit nëpër institucione publike, nuk i kanë shpëtuar kancerit të pesimizmit.

Lëvizja Vetëvendosje! Ka ardhur në pushtet duke e trumbetuar idenë e një qeverisjeje të modelit krejt ndryshe, në raport me paraardhëset e saj. Por fakti që ajo mund të rreshtohet ndër ato më të pa-korruptuarat në historinë e re të Kosovës, nuk është i mjaftueshëm. Pra, si fakt, ai nuk ia del t’i përmbushë nevojat e qytetarëve. Kosova ka ngritur standardet demokratike, e për rrjedhojë janë shtuar edhe kërkesat e shoqërisë. Në një mënyrë a në një tjetër, jemi futur në një cikël i cili do t’i detyrojë entitetet politike që e kanë si objektiv pushtetin, të guxojnë t’i futen garës vetëm me pajisjet e duhura.

“Për qeverinë tonë, kthimi i jetës ekonomike në normalitet, është natyrshëm kryeprioriteti i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes. Jo vetëm kthim në normalitet, por edhe përgatitje të të gjithë neve për një mënyrë të re të të bërit biznes. Dhe, për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal” – thuhet ndër të tjera në Programin e Vetëvendosjes, i cili është publikuar në shkurt të vitit 2021. Fletushka që s’i kalonte 50 faqe, iu pat ofruar qytetarëve si ofertë, në një kohë kur këta të fundit nuk kishin opsione të tjera, veç ndëshkimit të partive që e patën sunduar vendin për dy dekada. Programi në fjalë me programin qeverisës të hartuar për vitet 2021 – 2025, për çudi, ndryshojnë pak. Imagjinoni, diferenca është 10 faqe më tepër, pa ndonjë dallim të madh në përmbajtje. Fraza të përgjithësuara, larg një plani të përimtuar deri në detaje, na ndih të kuptojmë më shumë se, për çfarë vizioni politik, ekonomik e kulturor bëhet fjalë.

Kryeministri, ministrat, deputetët etj, andaj, duhet ta harrojnë një herë e përgjithmonë frazën justifikuese “për këto njëzet vite”. Meqë askush nuk do t’ua rrezikojë pushtetin, veç nëse duan të rrëzohen vetë dhe në mënyrë që ta sigurojnë edhe një tjetër mandat, duhet t’i përvjelin mëngët e të punojnë.

Funksioni primar i qeverisë duhet të manifestohet në zhvillimin dhe forcimin ekonomik të vendit. Natyrisht që efektet e qeverisjes së mirë nuk mund të jenë të menjëhershme, por qytetarëve iu duhen dëshmi. Pse, fjala vjen, kryeministri duhet të shpenzojë energji për çështjen e qenve endacakë? Javë më parë, duke iu referuar këtij problemi, ai u zotua se niveli lokal ka nevojë ta ketë edhe mbështetjen e nivelit qendror “përmes hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre, qoftë përmes mbështetjes financiare…”, ndërkohë që fqinjët tanë serbë, prioritet e kanë furnizimin me armatim.

Tags: ArmatosjaImer TopanicaKosoveqeveria kurtiSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Përballjet sonte në Champions League, derbi Inter-Liverpool

Lajmi tjetër

Sulm i fuqishëm kibernetik në organet qeveritare dhe bankën e Ukrainës

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM