Sot është dita e 100-të e luftës në Sudan dhe konflikte të reja po shpërthejnë në shumë pjesë të atij vendi.
Pavarësisht përpjekjeve të faktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit gjithnjë e më intensiv në Sudan, duket se armëpushimi dhe përfundimi i luftimeve të armatosura nuk janë në horizont tani për tani, raporton Reuters.
Konflikti i armatosur shpërtheu më 15 prill në mes të një lufte për pushtet midis ushtrisë së rregullt dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) dhe që atëherë ka zhvendosur rreth 3 milionë njerëz, duke përfshirë më shumë se 700,000 të cilët kanë ikur në vendet fqinje./FolDrejt/