Nagasaki nderoi sot viktimat e bombës atomike të hedhur nga Shtetet e Bashkuara para 77 vjetësh, më 9 gusht, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministri japonez Fumio Kishida ritheksoi paralajmërimin e tij kundër armëve bërthamore. Japonia, tha ai, do të vazhdojë të punojë për një botë pa armë bërthamore.
Kryetari i bashkisë së Nagasakit Tomihisa Taue, tha në fjalën e tij se, përsa kohë që ato ekzistojnë, përherë egziston rreziku i përdorimit të armëve bërthamore. Mënyra e vetme për të shpëtuar njerëzimin, shtoi ai, është eliminimi i tyre.
Dy bombat atomike të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara në Hiroshima dhe Nagasaki, vranë më shumë se 200 mijë njerëz dhe i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore./tch/