Siç bën me dije KEDS, erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot dhe si rezultat i kësaj, një numër i caktuar i konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike.
“Si rezultat janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë.”, ka njoftuar KEDS.
Tutje, KEDS ka thënë se ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftimin e mëtejmë të KEDS-it./FolDrejt/