Ndërprerja e marrëdhënieve me Kinën “do të ishte vetëvrasje për ekonominë europiane”, tha sot ministri i Jashtëm, Peter Szijarto.
Ai tha gjithashtu se investimet e huaja direkte në Hungari mund të dyfishohen këtë vit në një total prej 13 miliardë eurosh.
Në një intervistë dhënë për CNBC në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Tianjin të Kinës, Sijarto kujton se vëllimi vjetor i tregtisë midis Kinës dhe Bashkimit Evropian është 865 miliardë euro./FolDrejt/