Ukraina edhe zyrtarisht i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.
Ky njoftim u dha nga presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky, gjatë një konference për media.
Në orët e para të së enjtes presidenti i Rusisë Vladimir Putin, njoftoi për nisjen e një operacioni ushtarak në Donbas të Ukrainës.
Sipas Putinit, qëllimi i operacionit është mbrojtja e njerëzve që u janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet./FolDrejt/