Gjatë ditës së djeshme është raportuar për rastin e një ndërtimi pa leje dhe revoltimin e palëve të dëmtuara ndaj vendimit të komunës për ndërprerjen e punimeve.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15, në Pejë, ku të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë larguar shiritat që i ka vendosur inspekcioni komunal dhe kanë kanosur viktimën mashkull kosovar zyrtar i inspektoratit komunal, transmeton Fol Drejt.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/