Në Kuvendin e Republikës së Kosovës u votua mocioni i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për debat rreth marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin e fundit në Bruksel, shkruan Fol Drejt.
Pas disa përplasjeve verbale, më në fund deputetët u dakorduan që në seancën në të cilën pritet të marr pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, të debatohet rreth marrëveshjes së fundit e cila derivoi nga takimi i Brukselit.
Debati, siç u bë e ditur nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca do të vijojë nga ora 13:00./FolDrejt/