Me rastin e vdekjes së hoxhës, Asllan Murati, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Murati, informon foldrejt.com.
Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se gjithëherë kisha kënaqësine ta takoja Mulla Asllanin në Mitrovicë dhe Prishtinë, besimtarin e pamposhtur dhe besnikun e frymës së Ibrahim Rugovës.
“Të nderuar familjarë dhe bashkbesimtarë të Mulla Asllan Muratit
Ju shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta e Kryeimamit të Mitrovicës, këtij veprimtari dhe patrioti tanë të shquar! Gjithëherë kisha kënaqësine ta takoja Mulla Asllanin në Mitrovicë dhe Prishtinë. Besimtarin e pamposhtur dhe besnikun e frymës së Ibrahim Rugovës. Njeriun, që së bashku me prof Latif Berishën këtheu dhe ruajti eshtrat e Isa Boletinit deri në rivarrimin në Kullën e Boletinit. Është privilegjë të përjetosh një periudhë afërsie me Mulla Asllanin, sikurse është nderë të kujtosh njeriun me virtyte të larta kombëtare e fetare. IM”, ka shkruar Mustafa.
Hoxhë Asllan Murati ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini që nga viti 1998. Ai vdiç sot në mengjesë, ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër rreth orësh 13:00 në Xhaminë Qendrore në Mitrovicë.