Një person ka ndërruar jetë në vendin e punës në Prizren.
Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore, transmeton Fol Drejt.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./FolDrejt/