Ka humbur jetën një fëmijë palestinez, i cili u plagos muajin e kaluar si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës thuhet se ka ndërruar jetë 16-vjeçari Mohammed Fadi Nuri, i cili muajin e kaluar u plagos në stomak nga forcat izraelite në hyrje të qytetit Al-Bire.
Ministria palestineze njoftoi se nga fillimi i vitit kanë humbur jetën 174 persona, respektivisht 123 në Bregun Perëndimor dhe 51 në Rripin e Gazës, prej të cilëve 41 ishin fëmijë.
Që nga fillimi i vitit ka pasur tensione në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor./FolDrejt/