Një person, 62-vjeçar, ka ndërruar jetë një ditë pas përfshirjes në një aksident trafiku me një veturë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, dje, rreth orës 13:50, në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj kishte ndodhur një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte H.S ( M/K) i moshēs 62 vjeçar.
Si pasojë e këtij askidenti, ngasësi i biçikletës pësoi lëndime të rënda trupore.
I njëjti u dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
E dyshuara u shoqërua në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ndërsa, sot me datën 03.08.2023, rreth orës 02:00 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se ngasësi i biçikletës H.S ( M/K) i moshës 62 vjeçar, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në aksident komunikacioni, ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura tjera hetimore.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/