Luis Suarez, futbollisti i parë spanjoll që fiton Topin e Artë, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, njoftohet sot në faqen zyrtare të Interit, një prej klubeve në të cilin ai la gjurmët më të thella.
Suarez, dikur një mesfushor sulmues, fitoi Topin e Artë në vitin 1960 si lojtar i Barcelonës, ku luajti nga 1955 deri në 1961.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, nga viti 1961 deri në 1970, në Inter. Për klubin nga Milani, ai luajti 256 ndeshje dhe shënoi 42 gola. Me kombëtaren spanjolle, ai ishte kampion evropian në vitin 1964./FolDrejt/