Sot nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK, tashmë i ndjeri Gani Syla. Pikërisht në momentin kur redaksia e foldrejt.com, priste përgjigjet e atdhetarit Syla, në vend të intervistës, duhet të publikojmë lajmin e dhimbshëm të vdekjes së tij.
Çdo njeri do shijojë vdekjen, por caku përfundimtar i tij është vetëm vepra. Sa i takon shokut tonë të ndjerë, pa dyshim se vepra e Gani Sylës është madhe. Ai përveç se ishte trim, kishte edhe vlerat e fisnikërisë, besnikërisë, sinqeritetit, modestisë dhe i shërbente me përpikmëri dhe në çdo aspekt atdheut, informon foldrejt.com.
Pa e tepruar, në këto kohë me këto vlera janë të rrallë personat si Gani Syla.
Ngushëllime për të kanë shprehur kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi. Ngjashëm edhe redaksia e foldrejt.com, i shprehim ngushëllime më të sinqerta të gjithë të afërmit e të ndjerit Gani Syla dhe shpresojmë që veprat e tij t’ia kenë mundësuar parajsën. Maturia dhe urtësia e tij kanë qenë dhe do të mbeten frymëzim për shumë gjenerata./Foldrejt.com