Personi që u aksidentua sot në Gjilan, nuk ka mundur që t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, transmeton Fol Drejt.
“Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njësitë policore kanë dalë në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejtë. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.”, ka konfirmuar Hashani.
Më tutje, ai ka shtuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Ndërkohë, hetuesit e policisë së Kosovës, njësiti i trafikut rrugor, janë duke hetuar shkaqet e rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti./FolDrejt/