Ka vdekur mjekja Azijada Jamini.
Jamini ishte e specializuar në fushën e mjekësisë së përgjithshme.
Ajo ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, si mjeke e përgjithshme.
Doktoresha Azijada Jamini, studimet për mjekësi të përgjithshme i ka mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.