Ka ndërruar jetë doktori dhe ish-profesori i nderuar i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Vdekjen e Iljazit e ka njoftuar rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, transmeton Fol Drejt.
“Përmes këtij komunikimi, në emrin tim dhe në emër të Universitetit që drejtoj, shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ali Iljazi , ish – profesorit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë. Profesor Iljazi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave në lëmin e shkencave mjekësore, si në Kosovë, po ashtu dhe në trojet etnike shqiptare”.
“Ndaj, sot, ne, stafi i universitetit dhe studentët e profesorit të çmuar, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes Iljazi, kolegëve dhe gjithë miqve të tij”, ka njoftuar Nimani./FolDrejt/