Një person, i cili po mbahej në paraburgim ka ndërruar jetë pas një problemi shëndetësor.
Rasti ka ndodhur në Pejë, mbrëmë, rreth orës 18:35, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se viktima mashkull kosovar në qendrën e paraburgimit pas një problemi shëndetësor është dërguar në spitalin rajonal, ku gjatë kontrollit mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Hetimet vazhdojnë./FolDrejt/