Një shtetas turk i plagosur në sulmin ndaj xhamisë Noor në Christchurch para shtatë javësh ka vdekur dje në spita, duke rritur numrin e viktimave në 51.
46-vjeçari kishte qenë në kujdesin intensiv që nga dita kur u qëllua nga një supremacist i bardhë.
Brenton Tarrant, një 28-vjeçar me shtetësi australiane, është ngarkuar me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për vrasje në tentativë, akuzat më të madha të shqiptuara ndonjëhere në Zelandën e Re.
Të premten, Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se mungesa e shtetasit turk do të ndjehej në të dy vendet, pasi shteti i saj kishte bërë më të mirën për ta shëruar atë.
“Ky burrë ka qenë në kujdesin intensiv që nga sulmi,” tha Ardern në një deklaratë. “Ne të gjithë jemi duke u lutur që të tjerët të bëjnë më mirë, tha ajo duke iu referuar 38 te plagosurve.