Gjatë seancës gjyqësore, tragjikisht ka ndërruar jetë ish presidenti i Egjiptit, Muhamed Mursi, informon foldrejt.com, duke u bazuar nga televizioni shtetëror i Egjiptit.
Mursi u zgjodh në mënyrë demokratike në 2012 pasi Pranvera Arabe 2011 solli fundin e sundimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.
Mursi i cili u bë president i Egjiptit në zgjedhjet e para demokratike, u largua nga pushteti përmes një grusht shteti të përgjakshëm në vitin 2013, ku gjenerali i tij, Sisi mori udhëheqjen e presidencës. Vlen të theksohet se gjatë presidencës së Mursit, Egjipti njohu Kosovën./Foldrejt.com