Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ndërron vendimin, greva vazhdon.
Gjatë ndërrimit të paradites disa orë janë mbajtur e më pas është dhënë vendimi tek nxënësit që t’i marrin librat e të kthehen, meqë greva vazhdon, njofton Klankosova.tv.
Në kohën kur ishte planifikuar të mbahet protesta, mësimdhënësit e kësaj shkolle mbajtën një takim, pas së cilit paraqitën vendimin që të mos ndryshohet forma sindikale, pra të vazhdohet me mosmbajtje të mësimit.
Ndryshe nga kolegët e saj ka vendosur vetëm një mësuese e klasës së 2-të.