Futbollisti i Bayernit, Thomas Müller ka thënë se do të vazhdojë të luajë për kombëtaren gjermane, transmeton “Kicker”.
Pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar, Miller njoftoi se do të tërhiqej nga kombëtarja gjermane.
Megjithatë, sulmuesi i Bayernit ndërroi mendje ndërkohë dhe vendosi të vihej në dispozicion të trajnerit të kombëtares Hansi Flick./FolDrejt/