Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino beson se Kupa e Botës do të ndihmojë Katarin në përmirësimin e historisë së tmerrshme të të drejtave të njeriut.
Ndërtimi i turneut, që fillon pas vetëm gjashtë javësh, është lënë në hije nga publiciteti i keq në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut në Katar dhe të drejtat e punëtorëve.
Duke folur në Samitin Botëror të Inovacionit për Shëndetin (ËISH) në Doha, Infantino deklaroi: “Katari është bërë me të vërtetë një qendër e botës”.
“Jo për shkak të Kupës së Botës, por sigurisht që fokuset e Kupës së Botës kanë ndihmuar gjithashtu për ta vendosur Katarin në një hartë ndërkombëtare. Dhe gjërat kanë ndryshuar”.
“Ne kemi folur për punëtorët, për të drejtat e punëtorëve dhe për të drejtat e njeriut – disa kritika u ngritën, me të drejtë, dhe ndryshimet kanë ndodhur”, shtoi ai.
Gjatë ndërtimit të stadiumeve baht e ditur se mbi 10 mijë veta kanë ndërruar jetë nga kushtet vështira në punë.