U paralajmëruan një sërë marrëveshjesh, duke përfshirë një vendim historik që GE t’i prodhojë bashkërisht motorët për avionët luftarakë në Indi, transmeton Fol Drejt.
Presidenti Joe Biden tha se bëhet fjalë për një epokë të re në marrëdhëniet SHBA-Indi, pasi shtroi tapetin e kuq të Shtëpisë së Bardhë për kryeministrin indian Narendra Modi të enjten, duke promovuar marrëveshjet për mbrojtjen dhe tregtinë që synojnë të kundërshtojnë ndikimin global të Kinës.
Partneriteti është “më i fortë, më i ngushtë dhe më dinamik se në çdo kohë në histori”, u tha Biden gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypit me Modin, duke theksuar se marrëdhënia ekonomike është duke “lulëzuar”, me tregtinë më shumë se dyfishuar gjatë dekadës së fundit ndërmjet dy vendeve./FolDrejt/