Granatimet e forcave ukrainase dëmtuan ndërtesën e administratës në qytetin e Donetskut, kryeqyteti i rajonit të Donjeckut, tha të dielën administrata e qytetit e mbështetur nga Rusia.
Administrata tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se hyrja kryesore në ndërtesë u godit dhe disa makina aty pranë u dëmtuan, shkruan Reuters.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Ukraina për sulmin./FolDrejt/