Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se ky akt solidar tregon se Kosova qëndron pranë popullit dhe shtetit të Turqisë, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri në llogarinë e tij në Twitter shkroi:
“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ngjyrosëm kuq e bardh ndërtesën e Qeverisë sonë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe duke u solidarizuar me familjet dhe miqtë e tyre. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë.
On this national day of mourning we light our Government building red and white in honor of the victims of this week’s devastating earthquake, and in solidarity with their families & friends. We pray for the health of those injured & stand by the people & the state of Türkiye. pic.twitter.com/Fd8dy7uiFT
— Albin Kurti (@albinkurti) February 8, 2023
Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, janë raportuar dhjetëramijëra viktima dhe po aq të lënduar.
Nga Kosova me urdhër të Presidentes Vjosa Osmani janë nisur për në Turqi një ekip i shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)./FolDrejt/