Redaksia e Foldrejt.com sot pas disa lajmeve që u publikuan në shumë mediume vendore, ka kontaktuar Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se ndeshja e Kosovës kundër Izraelit është anuluar për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
Siç bëjnë me dije nga FFK, ndeshja është anuluar së fundmi, kurse së shpejti FFK do të dal me një komunikatë zyrtare për këtë.
Kujtojmë se në Rripin e Gazas Izraeli tash e disa ditë ka filluar një sulm, ku shumë njerëz janë vrarë, plagosur e dëbuar nga shtëpitë e tyre.