Gjatë mbrëmjes së kësaj të diele, në stadiumin “Fadil Vokrri” FC Ballkani dhe FC Prishtina kanë mbajtur një ndeshje futbolli, e cila nuk ngjau të jetë vetëm kaq.
Tifozët problematikë të Prishtinës, krijuan zhurmë e shqetësime për lojëtarët dhe trajnerin e FC Ballkani, përcjell Fol Drejt.
“Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen naj Prishtinës.
Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.
Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit./FolDrejt/