Vajza e vogël që preku zemrat e të gjithëve ndërsa këndonte “Let it Go”, në një bunker të mbushur plot me njerëz në Kiev, ka kënduar Himnin Kombëtar të Ukrainës në një ndeshje futbolli. Shtatë vjeçarja Amelia Anisovich nga Kharkiv, Ukrainë, u shfaq para ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s mes Ukrainës dhe Armenisë.
Loja u luajt në një territor neutral në Lodz të Polonisë, sepse Ukraina nuk mund të luajë në shtëpi që nga nisja e pushtimit.
Ukraina, e cila humbi ndaj Uellsit në play-offin e Kupës së Botës, fitoi fitoren e saj të dytë radhazi në Ligën e Kombeve duke mundur Armeninë 3-0 me golat e Ruslan Malinovskyi, Oleksandr Karavaev dhe Vitaliy Mykolenko.
Kujtojmë se Amelia u bë e njohur pasi në mars pasi një videoja e saj duke kënduar këngën e njohur nga filmi “Frozen” u bë virale. /abcnews.al/