Mungesa e kaliumit ndodh kur një person ka nivele anormalisht të ulëta të kaliumit në trup dhe kjo gjendje quhet edhe hipokalemia.
Përkatësisht, kaliumi është një mineral që na ndihmon të rregullojmë lëngjet në trup, dhe kontribuon në funksionimin më të mirë të muskujve dhe nervave.
Ai gjendet brenda qelizave dhe është thelbësor për një shëndet të mirë, raporton Health Direct, përcjell Fol Drejt.
Megjithatë, mungesa e kaliumit në trup është një fenomen gjithnjë e më i zakonshëm tek njerëzit.
Domethënë, mjekët shpjegojnë se ka disa shenja paralajmëruese që mund të tregojnë mungesë të kaliumit. Kjo përfshin:
- fryrje, edhe kur nuk ha
- dobësi dhe lodhje
- ngërçet e muskujve
- konfuzion
- ritmi jonormal i zemrës (aritmia) – kapërcim i rrahjeve të zemrës ose rrahje të parregullta të zemrës
- ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje
- urinim i shtuar.
Mungesa e këtij minerali mund të ndodhë për disa arsye të ndryshme, ndër të cilat më e zakonshme është dehidrimi.
Përveç tij, ka edhe disa ilaçe që mund të shkaktojnë humbje të kaliumit në trup, si diuretikët. Të prirur ndaj këtij fenomeni janë edhe personat që kanë sëmundje kronike të veshkave, çrregullime të të ngrënit si bulimia ose nivele jashtëzakonisht të ulëta të magnezit në trup./FolDrejt/