Një dërgesë me ndihma humanitare italiane e destinuar për pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë zbarkoi në Bejrut, ka thënë i dërguari i Italisë në Damask, në ndihmën e parë evropiane ndaj qeverisë për tërmetet, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ngarkesa prej 30 tonësh përfshin katër ambulanca dhe 13 paleta me pajisje mjekësore, tha i ngarkuari me punë Massimiliano D’Antuono për Reuters.
Një ekip prej katër mjekësh ishte gjithashtu në rrugë, tha ai. /FolDrejt/