Duket se reklama për turizmin shqiptar “Taken by Albania”, edhepse mund të ketë pasur kritika, ka rezultuar super e suksesshme pasi shumica dërrmuese e mediave ndërkombëtare i kanë bërë jehonë reklamës dhe me çrast edhe bukurive përrallore të Shqipërisë.
Së fundi, një shkrim rreth turizmit të Shqipërisë ka shkruar edhe prestigjiozja më e madhe e Zvicrës, Neue Zürcher Zeitung.
Sekretariati për ekonomi në Zvicër teston një formë të re për ndihmën ndaj vendeve në Zhvillim si Shqipëria, Maqedonia, Peruja dhe Bosnja. Paratë e Zvicrës nuk do derdhen thjeshtë nëpër xhepat e burokratëve, por do krijohen 4000 vendeve pune me Startups ose firma lokale që do promovojnë turizmin, shkruan mes tjerash NZZ dhe duke përmendur në fund të artikullit edhe videon Taken By Albania.
Kush është i interesuar për programin helvet, më së miri mund të shikojë Swiss Entrepreneurship Program.