Një ndihmës i lartë i ministrit gjerman të Ekonomisë Robert Habeck do të largohej nga posti i tij pas akuzave për nepotizëm, njoftuan mediat lokale të mërkurën, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Patrick Graichen, sekretari i shtetit në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike dhe Veprimit Klimatik, do të lërë postin e tij dhe do të marrë pension të parakohshëm, njoftoi agjencia gjermane e shtypit DPA.
Zyrtari i lartë u akuzua për nepotizëm pasi raportet e mediave zbuluan se shoku i tij i ngushtë u emërua në krye të Agjencisë Gjermane të Energjisë në mars.
Politikani 51-vjeçar ishte pjesë e komisionit që ishte përfshirë në përzgjedhjen e kreut të ri të agjencisë, por nuk bëri të ditur se njëri prej kandidatëve ishte shoku i tij, sipas raportimeve.
Partitë opozitare pretendonin se nuk ishte një rast i vetëm nepotizmi, por pozita të ndryshme si dhe kontrata u ishin dhënë miqve apo të afërmve të ngushtë.
Habeck dhe partia e tij, të Gjelbrit, ishin nën presion në rritje javët e fundit për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme dhe nepotizëm në Ministrinë e Ekonomisë. /FolDrejt/