Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se deri më tani janë shpërndarë 2666 pako emergjente në fazën e dytë.
Sipas tij, deri më tani janë ndihmuar mbii 5000 familje, shkruan IndeksOnline.
Postimi:
Jemi të vendosur të qëndrojmë afër secilës familje të prekur nga pandemia!
Sot, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, vazhduam shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.
Gjatë kohës së pandemisë, kemi pranuar gjithsej 4000 kërkesa, ku në fazën e parë kemi shpërndarë rreth 1750 pako për familjet në nevojë.
Ndërkaq në fazën e dytë vazhduam me shpërndarjen e 2666 pakove, ku në total kemi mbështetur me pako emergjente mbi 5000 familje.
Në të njëjtën kohë, me qëllim të mbështetjes së ekonomisë vendore, jemi munduar që produktet e pakove ushqimore dhe higjienike të përbëhen nga prodhimet vendore.
Falënderoj gjithë donatorët vendorë dhe ndërkombëtare për mbështetjen e ofruar gjatë kësaj periudhe. Bashkë, me solidaritet e humanizëm kalojmë me sukses çdo sfidë para nesh!