Serisë së arrestimeve të spiunëve rusë dhe deportimit të diplomatëve rusë që kryenin aktivitete spiunazhin nën petkun e diplomatit, i kishte paraprirë arrestimi i Nikolai Malinov.
Që atëherë (9 shtator 2019), e deri më tani organet bullgare të sigurisë dhe prokuroria bullgare kanë deportuar gjashtë diplomat rusë që kryenin aktivitete spiunazhi nën petkun e diplomatit, si dhe kanë arrestuar gjashtë shtetas bullgarë që kryenin aktivitete spiunazhi për interesa të Shërbimit inteligjent ushtarak rus-GRU.
Viteve të fundit, shërbimet inteligjente ruse kanë rritur agresivitetin e tyre kundër demokracive perëndimore, me theks të veçantë kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.