Në hetimin e tyre, policia e Zelandës së Re zbuloi se zjarri vdekjeprurës në bujtinë në Wellington ishte shkaktuar qëllimisht dhe tani po e trajtojnë rastin si një vrasje, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Zyrtarët kanë konfirmuar se ka nisur një hetim për vrasje për zjarrin që vrau të paktën gjashtë persona. Zjarri dyshohet të jetë zjarrvënie, ndërsa raportohet se deri në 20 persona janë ende të zhdukur.
Për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga zjarri, bujtina do të kontrollohet në detaje sot, ndërsa të martën janë gjetur gjashtë trupa. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimave dhe të “të zhdukurve”, pasi disa persona mund të jenë të zhdukur për arsye të tjera.
Një zjarr shpërtheu në bujtinë katërkatëshe Loafers Lodge në Wellington pak pas mesnatës të së hënës, dhe disa njerëz arritën të dilnin të sigurt, pavarësisht tymit të dendur. Zjarrfikësit shpëtuan disa persona nga çatia e bujtinës.
Bujtina kishte gjithsej 92 dhoma dhe përdorej për qëndrime afatshkurtër dhe afatgjatë. /FolDrejt/