Një zjarrvënie e qëllimshme është raportuar se ka ndodhur në komunën e Prishtinës, me ç’rast persona të panjohur kanë ndezur një zjarr duke rrezikuar hapësirën banuese dhe shtëpinë e një banori të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:30, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur gjurmët e zjarrit në një sipërfaqe të vogël.
Përveç sipërfaqes së djegur nuk raportohet për dëme tjera.
Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është në hetime./FolDrejt/