Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Ndjekja penale – rrjedhë e vetingut në drejtësi

6 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 40 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Alpin Ollogu

Supozojmë rastin më të mirë, aplikimin e vetingut reformues në drejtësi, ku shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve në R.Maqedonisë së Veriut, nga shkaku i moskalimit në këto filtra, përpos që pritet të shkarkohen nga detyrat bartëse, rrjedhimisht, të dalin edhe para organeve të drejtësisë, për veprat penale që lidhen kryesisht me keqpërdorimin e detyrës zyrtare – rryshfet, meqë faktori esencial i shkarkimit nga detyra, pasuria e pajustifikuar, e ka përfundimin logjik të elementit korruptiv. Më pastaj, për lidhjet me organizata dhe struktura korruptive të përfshira në segmente politikë, biznesit apo organizata joqeveritare (si ajo e Boki 13). E deri në krijimin e tensioneve ndëretnike me aktgjykimet e dirigjuara dhe shpesh herë raciste, siç është rasti i një pjese të subjekteve të drejtësisë në vendin tonë, kryesisht të etnisë maqedonase. Kjo si element plus i arsyeve se pse partitë e mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO, ngurrojnë dhe polemizojnë miratimin e vetingut në gjyqësor, nga lidhjet dhe frika e zbulimeve të ndërsjella antiligjore me autorët e veprave penale, mjerisht, të veshur me mantelin e ndarësit të drejtësisë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Një kërkesë – kushtëzim i këtillë, për ti ndjekur penalisht gjyqtarët dhe prokurorët të cilët nuk mund të justifikojnë pasurinë, e ka kërkuar së fundmi Bundestagu gjerman, si kushtëzim për qeverinë shqiptare në dhënien e pëlqimit të hapjes së negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian, kërkesë e cila është mirëpritur dhe pranuar nga

kryeministri Rama, që tashme shumica parlamentare ka filluar përgatitjen e ligjit, ose me alternative plotësim-ndryshimin e ligjit të vetingut, me atë që “subjekti i rivlerësimit pas shkarkimit, shkon në ndjekje penale”. Procese penale vijuese këto, paralelisht me vetingun e pjesës tjetër e cila nuk i është nënshtruar akoma filtrave të tillë.

Theksojmë një fakt kyç në gjithë këtë proces jetik për shtetin e së drejtës, se me këtë procedurë, jo vetëm që mundësohet dënim penal për të korruptuarit e drejtësisë, por me shqiptimin e dënimit penal, mundësohet dhe konfiskimi i pasurisë, për të çuar drejtësinë në përputhje me logjikën e dëmshpërblimit të popullatës, kthimin e pasurisë së vjedhur nga xhepat e qytetarëve, në arkën e shtetit, mirëqenies shoqërore. Njekohësisht duke pamundësuar që rryshfetmarësit e sistemit, të mos mund të gëzojnë përfitimet korruptive.

Shkarkime të tilla, pasuar me denime penale dhe konfiskim pasurish, duhet të ngrihen në standart të lartë të shtetit ligjor dhe shembull për gjithë rajonin ballkanik, veçanërisht për vendin tonë me problematika të jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë. Qasja e këtillë serioze, le të bëhet mësim, “vath në vesh” për gjithë strukturën e gjykatësve dhe prokurorëve të cilët do ti mbijetojnë vetingut, por edhe ata që në të nesërmen do ti bashkangjiten sistemit të drejtësisë. T’ju bëhet me dije se nuk mund të keqpërdorin detyrën zyrtare pa u ndëshkuar, pa u hetuar imtësisht në skutat e tyre të manipulimit. T’ju bëhet me dije se detyra e caktuar është përgjegjësi e lartë në interes shoqëror, nuk është liri personale e grykësisë në pasurimet e shumta – nga shitja e aktgjykimeve dhe mbyllja e hetimeve/aktakuzave penale, apo taktizimi me vjetërsimin e lëndëve penale.

Mungesa e profesionalizmit dhe ndershmërisë së subjekteve të drejtësisë, bëhet shkak për lulëzimin e korrupsionit në gjithë instancat tjera shtetërore. Në rastin tonë, përfshirë Prokurorinë Speciale, e cila edhe po të mos dështonte në misionin e saj, përsëri s’kishte lidhje me reformën në drejtësi, pasi shërbente vetëm për një kategori të caktuar veprash penale të dala nga skandali i përgjimeve të paligjshmë, e gjithë përpjekja fiktive e “reformës” aktuale në drejtësi, me reformimin e këshillave gjyqësor, të prokurorëve, apo antikorupsioni i cili ka ngritur së fundmi procedura shkarkimi për disa gjyqatrë, është përpjekje pa asnjë ndikim minimal në reformën e pritur të drejtësisë së vërtetë, krahasur kjo me vetingun struktural të të gjithë sistemit, si dhe përgjegjësinë penale – rrjedhojë e këtij vetingu.

Për të bindur edhe më skeptikët në lidhje me këtë çështje, mjafton të ilustrojmë një nga aktet e këtyre kohëve, të Këshillit gjyqësor, për suspendimin dhe shkarkimin e Kryetarit të gjykatës supreme, Jovo Vangelovski, i cili humbi edhe pozitën e Kryetarit, por edhe atë të gjyqtarit. Ai u shkarkua nga detyra për shkak të jo–profesionalizmit dhe pa – ndërgjëgjshmërisë në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit. Që do të thotë se, ai nuk u shkarkua për shkak të mojustifikimit të pasurisë, korrupsionit, ngase nuk ka organ që ta

hetojë dhe ndëshkojë në atë aspekt. Pra, Vangelovskit nuk mund ti ngrihet proces penal për pasurinë e tij, dhe as nuk mund ti konfiskohet e njëjta. Kujtojmë që vetëm sipas Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Vangelovski, me pagën e gjykatësit, posedon një pasuri prej:  Katër banesa në Shkup, hapësirë për punë, garazhe, tokë bujqësore në Paraqin të Serbisë, katër automjete (Leksus, Tojota, Krajsler dhe Mercedez Benz) vlera e të cilëve është 3.7 milionë denarë. Ka aksione me vlerë prej 2.1 milion denarë, kërkesë në lidhje me një hua prej 1.5 milionë denarë, divident, qira nga banesa, depozita në denarë me vlerë prej 800.000 denarë, hua prej 4.8 milionë denarë, katër kredi të paguara.  Ar dhe bizhuteri me vlerë prej 1.2 milionë denarë, fotografi artistike 300.000 denarë dhe dy orë me vlerë prej 280.000 denarë. 

Paramendojmë tani sesi ish Kryetari i gjykatës Supreme, i shkarkuar për jo -profesinalizëm në ushtrimin e detyrës, jeton me luksin e kësaj pasurie (kjo, pa u futur te pasuria e familjarëve që heton mekanzimi i vetingut). E jo vetëm që gëzon pasurinë, por nuk i rrezikohet as liria (burgosja) dhe as konfiskimi i pasurisë. Për vetë faktin se ai nuk është shkarkuar për mosjustifikim pasurie, nuk ka një mekanizëm vetingu për të kontrolluar mënyrën se si e ka ngritur pasurinë e shumtë, nuk ka një ligj adekuat për hetim penal në rast të mosjustifikimit. E që me siguri, nuk ka kush që mund tja justifikonte pasurinë Vangelovskit, as me të gjitha teknikat e justifikimit të pasurisë me të cilat janë orvatur pa suskses, të justifikojnë, gjyqtarët dhe prokurorët në R.Shqipërisë.

Çka është më absurde, Jovo Vangelovski , edhe pse i shkarkuar nga detyra, nuk e pengon askush të ushtrojë profesionin e avokatit. Ai nuk e vë ujin në zjarr, aq më tepër, kur ka popullaritet, përvojë profesionale, dhe lidhje miqësie me gjykatës dhe prokurorë, për tu mbarur punë shpejt dhe “pastër” klientëve të tij, si avokat i tyre i mundshëm. Ka liri të bëjë edhe pak politike dhe protagonizëm mediatik me ankesat ndaj Këshillit gjyqësor, ashtu si bashkëveprimtarët e tij të azilit politik në Hungari, që nuk ështe çudi, në një rrotacion qeverisës të palës maqedonase, ata përsëri të jenë bartës institucionesh.

Me këtë ilustrim të thjeshtë dhe të qartë, a mund të frikësohej ndonjë prej qindra prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar në vendin tonë?! A mund të frikësohej ndonjë prokuror dhe gjyqtar pa ju nënshtruar filtrave të vetingut, pastaj rrjedhës së përgjegjësisë penale, konfiskimit të pasurisë (kërkesa e Bundestagut Gjerman), si dhe moslejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit?! Qesharake ta mendosh, aq më tepër, ta mendosh këtë nga pozita e të parit të qeverisë.

I pari i qeverisë – kryeministri dhe partia e tij, tanimë duhet të binden se ligavitja kundrejt Bashkimit evropian, për ti hapur vendit fillimin e negociatave të anëtarsimit, vetëm e vetëm për arsye të zgjidhjes se kontestit me Greqinë, u dëshmua si një ligavitje e dështuar. E dështuar edhe ligavitja për ta ndarë R.M.Veriut nga R.Shqipërisë, kur

dihet që qeveria shqiptare është shumë para me reformën në drejtësi, luftën e bandave kriminale, apo koston e luftimit të së keqes së lojërave të fatit. Në një kohë kur në vendin tonë korrupsioni në gjyqësor, bashkë me korrupsionin në institucione tjera (që realisht është pasojë e mosfunskionimit të gjyqësorit), është e gjitha në një metastazë të frikshme korruptive, dhe këtë metastazë nuk mund ta ndalojë dhe kurojë reforma boshe në drejtësi, përfshirë ish Prokurorinë speciale apo këshillave gjyqësor të reformuar, që jo vetëm teorikisht s’mund ta bëjnë diçka të tillë, pasi s’kanë mekanizëm. Por praktikisht janë përdorur dhe mund të vazhdojnë të përdoren si kamxhik për të goditur oponentët politik, si në koalicionin qeverisës, ashtu edhe në opozitë, për ta bërë gjyqësorin edhe më të varur nga pushteti ekzekutiv.

Shtetet perëndimore mund të lëvdojnë ndonjëherë për punë të bëra mirë (si marrëveshja me Greqinë), të fusin në NATO për të shkuar ushtar në Irak ose gjetiu, por që të pranojnë hapje dinjitoze negociatash dhe anëtarsim në Bashkimiin Evropian, pa plotësuar kushtet themelore të shtetit të së drejtës, gjyqësorin e pavarur dhe luftimin e korrupsionit, atë duhet ta harrojë i pari i qeverisë. Prandaj kryeministri, para se të ëndërronte për Nobelin e paqes, hapjen e negociatave, ishte mirë të fokusohej në reformat serioze. Në këto kushte të mos-hapjes së negociatave për anëtarësim, kur vendi me gjasë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kryeministri le të pranojë dhe ta nisë projektligjin e vetingut në drejtësi, bashkë me rrjedhën e hetimeve penale për të ngecurit e vetingut, që të paktën, edhe nëse nuk do ti fitojë zgjedhjet, të ketë me çfarë të mburret në çështjen e reformave. Të mburret të paktën se ka vendosur një “R” prej reformës së vërtëtë!

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Macron do vizitojë Shkupin dhe Tiranën

Lajmi tjetër

Ahmeti bind Zaevin që të mos nxitohet dhe të mos jap dorëheqje

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM