Shpesh të huajve u ka bërë përshtypje feja e shqiptarëve, kjo jo vetëm për shkak se janë të ndarë në tre fe të ndryshme, por edhe për shkak se nuk njohin përleshje mes veti. Por çfarë ndjenja fetare kanë pasur shqiptarët?
Në vijim ju sjellim dy shembuj nga libri i Franc Nopçës – Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e Tyre – ku vetë e shihni sesa sipërfaqësore është kjo ndjenjë.
“Prandaj, duke e njohur këtë mundësi nuk duhet të çuditemi që pak popull i viziton kishat e Malësisë së Veriut. Edhe sot, pikërisht si në shekullin e XVIII shumë pak meshkuj i ndjekin kishat, në përjashtim të festave. Në Theth kam parë shumë herë që të dielave burrat shkonin vërtet në kishë, por nuk hynin brenda; por shtriheshin përpara kishës në ndonjë hije dhe vinin vetëm për të rregulluar pas meshe me priftin ndonjë çështje – ose për të bërë ndonjë muhabet, informon foldrejt.com. Që vinin të dielave, këtë e bënin se atëherë e takonin me siguri priftin në oborrin e kishës.
[Edit] Durham tregon sesi dikur i tërë audotiriumi prej njëzet burrave që ndodheshin në oborrin e Kishës në Curaj u largua nga famullia se hyri prifti në kishë, për të lexuar meshën dhe këtë thjesht se i ishte ndërprerë muhabeti. Por këtë mosinteresim për të vizituar kishat ose xhamitë e kanë edhe në Shqipërinë e mesme,” shkruan Franc Nopça.
Kjo histori të kujton faljen e xhumasë ne viset shqiptare ose faljet nëpër xhamitë e diasporës.
Si ndodhnin rëndom konvertimet te shqiptarët?
Po japim këtu një shembull tjetër mbi konvertimet e shqiptarëve nga krishterë në muslimanë. Konkretisht për fshatin Sumë – sesa lehtësisht ndryshonin fenë.
“Banorët e këtij fshati ishin katolikë, por në Sumë nuk ka pasur kishë. Prandaj, rast pas rasti vinte prifti i Gjanit për të lexuar meshën. Në një Pashkë ndodhi që prifti nuk erdhi dhe njerëzit në fillim u shqetësuan tepër. Pastaj dolën për të kërkuar priftin. E gjetën jashtë fshatit Gjanë, në rrugën që shpie për në Sumë, duke fjetur pranë një burimi, ku si duket e kishte mundur lodhja. Në vend që ta zgjonin, u zemëruan kaq fort mbi këtë rast të shkeljes së detyrës, sa e vranë në vend, pastaj thirrën një hoxhë dhe u kthyhen në muslimanë në mënyrë demonstrative,” shkruan mes tjerash Nopça./Foldrejt.com