Fëmija është dërguar në Gjykatën për të Mitur.
Një fëmijë katër vjeçar shkoi në shkollë me një armë të mbushur, njoftuan autoritetet e Teksasit , disa ditë pas një incidenti të ngjashëm në Arizona, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Të mërkurën në mëngjes, një oficer policie jashtë detyrës raportoi se ” një nxënës 4-vjeçar kishte një pistoletë të mbushur ” në shkollën fillore Corpus Christi, sipas policisë në atë qytet të Teksasit jugor.
Oficerët e policisë shkuan në shtëpinë e fëmijës dhe identifikuan pronarët e armës , prindërit e tij. Babai, 30 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vënien në dispozicion të armës së zjarrit për fëmijën, si dhe rrezikimin e një të mituri.
Të shtënat masive me armë zjarri ndodhin shpesh në shkollat amerikane. Në maj, një person i armatosur vrau 19 nxënës të shkollave fillore dhe dy mësues në Uvalde, Teksas. Të hënën, një nxënës 7-vjeçar shkoi në shkollë në Cochise, Arizona me një armë dhe plumba në çantën e shkollës.
Pasi babai i fëmijës raportoi zhdukjen e një arme tjetër të tij, oficerët hetues gjetën të dytën, të fshehur në shkollë. Gjatë marrjes në pyetje, prindërit pranuan se i kishin vendosur armët në vende që i konsideronin të sigurta, larg fëmijëve (…) por duket se studenti i ri arriti të hynte dhe t’i çonte në shkollë, “tha sherifi i qytetit.
Fëmija është dërguar në Gjykatën për të Mitur.
Rreth 400 milionë armë janë në qarkullim në SHBA, që është më shumë se numri i njerëzve në vend./FolDrejt/