The Sun shkruan se e gjitha ndodhi kur gruaja u sulmua me grushte, për t’u rrëzuar pa ndjenja dhe më pas u sulmua seksualisht në një park në mes të ditës, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një 50 vjeçare që sapo kishte dalë nga një dyqan Boots, dhe ishte ulur në një stol kur u sulmua.
Ajo mori një goditje të papritur në kokë në Bournemouth Central Gardens në Dorset, Angli të premten e kaluar.
3 orë më vonë ajo u dërgua në spital dhe i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht, duke shtuar se i ishte vjedhur telefoni, karta bankare dhe sende të tjera.
Për çudi, sulmi ndodhi gjatë një kohe të ngarkuar të ditës kur turistët po vizitonin plazhin e afërt të Bournemouth.
Evelyn Ahmadi, detektiv nga Bournemouth CID, tha se kanë nisur një hetim për këtë incident “duke përfshirë një rishikim të pamjeve të disponueshme të CCTV.”
Policia i ka bërë thirrje dëshmitarëve që të japin informacione në lidhje me ngjarjen./FolDrejt/