Një fëmijë i porsalindur i mbështjellë me një batanije u gjet nga policia në një shportë në Via Rametta në Catania.
Gjendja e tij shëndetësore vlerësohet e mirë nga mjekët që e kanë ekzaminuar.
I porsalinduri u gjet nga karabinierët e njësisë radio-lëvizëse të Catanias, të cilët ndërhynë pasi një kalimtar raportoi në qendrën e operacioneve komanduese. Shporta me fëmijën ishte në një zonë të populluar të qytetit pas një muri të rrënuar.
Zona është e aksesueshme nga kushdo. Karabinierët e gjetën foshnjën duke qarë. Pas ekzaminimeve në spital, foshnja u dërgua në repartin e Neonatologjisë ku do të qëndrojë nën vëzhgim.
Vijojnë hetimet për identifikimin e nënës. Zyra e Prokurorit Publik të Katanias ka hapur një hetim për rastin./FolDrejt/