Alexander McClay Williams, një afro-amerikan, i cili u dënua me vdekje në moshën 16-vjeçare për një vrasje që nuk e kreu kurrë, u shpall i pafajshëm pas 91 vitesh, sipas mediave të huaja.
Ai u akuzua për vrasjen e një gruaje në 3 tetor 1930. Gruaja u gjet e vrarë nga i shoqi në shtëpinë e saj.
“Nuk mund ta rishkruajmë historinë. Por kur drejtësia mund të vendoset duke pranuar publikisht një gabim i tillë, ne duhet të shfrytëzojmë rastin”.
Motra e vetme e 16-vjeçarit fatkeq, e cila tashmë është 92 vjeç është shprehur e lumtur.
“Jam e lumtur që po përfundon ashtu siç duhet të kishte filluar,” tha Susie Williams-Carter. “Ne e dinim se ai ishte i pafajshëm, tani duam që të gjithë ta dinë”.
Adoleshenti, i cili u vra më 27 shkurt 1931, hyri në histori si djali më i ri që u ekzekutua./FolDrejt/