Qendra Korrektuese e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat po vazhdojnë me mbjelljet pranverore, siç janë mbjellja e specave dhe domateve.
Nga QKK-ja thonë se ky është një aktivitet rutinë dhe i përditshëm, teksa bëhet e ditur se e gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre.
“Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme”.
“E gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftimin e QKK-së, transmeton Klankosova.tv.