Harry Maguire, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, në dy sezonet e fundit ishte nën kritikat e publikut britanik dhe tifozëve të Manchester United për shkak të një sërë gabimesh të tij që e lanë Unitedin pa pikë.
Fundjavën e kaluar, Erik ten Hag i dha një shans atij dhe Ten Hag u nda i kënaqur me paraqitjen e tij.
“Maguire dominoi, ai diktoi tempin e lojës. Ky është një Harry krejtësisht i ndryshëm nga ai që pashë pas mbërritjes dhe në muajt e fundit. Ai ishte jashtëzakonisht dominues ndaj kundërshtarëve, mbylli hapësirën, ndërpreu pasimet, shkoi lart dhe luajti një lojë të mirë”, tha trajneri i Manchester United.
Këtë sezon, mbrojtësi 30-vjeçar luajti në 25 ndeshje në total. Megjithatë, ai bëri vetëm 12 paraqitje në Premier League, transmeton Fol Drejt.