Vaksinimi po jep rezultat. Izraeli nuk regjistroi asnjë vdekje ditore nga covid-19, për herët të parë në 10 muaj, ndërsa fushata e vaksinimit vijon të përparojë më ritme të shpejta.
Hera e fundit që Izraeli raportoi zero humbje jetësh ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar, pas vendosjes së masave strikte të kufizimit për frenimin e valës së parë të infektimeve. Shifrat në Izrael janë ulur ndjeshëm pas pikut të shënuar në janar. Qeveria nisi me lehtësimin e masave 1 muaj më vonë, pas fushata e imunizimit mori përmasa më të mëdha.
Izraeli ka nivelin më të lartë të vaksinimit në botë për banorë, dhe të enjten arriti në 5 milionë vaksinime. Sipas ministrisë së Shëndetësisë më shumë se 53 përqind e popullsisë prej 9 milionë banorësh janë imunizuar plotësisht. Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësojnë se të paktën 65 deri 70 përqind e popullsisë duhet të jene të imunizuar që të arrihet imuniteti i tufës.