E ndodhur në luftë të ashpër në Idlib dhe rrethinat e Halepit, duket se regjimit sirian nuk i shkon gjithçka sipas planifikimit, pasi mesa duket rebelët sirianë janë armatosur nga Turqia, informon foldrejt.com.
Një helikopter i forcave të Assadit u godit pas një zjarri të hapur në rajonin Kaptan al-Jabal gjatë kalimit në vijën e frontit ndërsa shihej tymi teksa helikopteri rrëzohej.
Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve ka thënë se një avion luftarak i regjimit që u ngrit nga aeroporti ushtarak në Hama është rikthyer në pistë pasi kulla njoftoi rrëzimin e helikopterit.
Po ashtu tri ditë më parë në pjesën perëndimore të qendrës së rajonit Seraqib të Idlibit u rrëzua një helikopter i regjimit ku humbën jetën tre persona që ndodheshin brenda helikopterit.