Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka vazhduar mbrëmjen e sotme me fushatën kundër mediave që shkruajnë në mënyrë kritike.
Gjegjësisht, ajo sonte ishte e ftuar në emisionin Hit Tweet në Pink TV, në të cilin sërish kritikoi gazetarët e United Media, sidomos duke u kthyer pas dhe duke shfaqur faqet e para dhe tekstet e printuara të gazetës Danas.
Ndonëse fushata e saj kundër medias u dënua nga shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare, kjo nuk e pengoi kryeministren që të vazhdonte me këtë përpjekje për lirinë e medias.
“Deklaratat e kryeministres për mediat, të cilat ajo i përsërit dita ditës, kësaj radhe nuk do t’i transmetojmë sepse nuk i konsiderojmë me interes për publikun”, shkruan mediumi serb N1, transmeton Fol Drejt.