Hoxhë Ahmed Kalaja nuk është lejuar të kalojë kufijtë e Maqedonisë së Veriut, edhe pse i njëjti ka qenë i ftuar zyrtarisht për një ligjëratë islame.
Pas kësaj ngjarje nuk ka munguar as reagimi nga vetë Kalaja, i cili ka thënë se politikat shoviniste të shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur.
“Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa.
Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë.
Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur.
Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni.
Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që tjua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të papreçedentë arrogante monstruoze.”, ka reaguar Kalaja në një postim në Facebook.
“Ndoshta Insitucionet e përfaqsimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë.
Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin.
Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot.”, ka shtuar tutje.
Reagimet nuk kanë munguar as nga të tjerët, kështu hoxhë Dr. Zekerija Bajrami për këtë ndalim ka thënë se thonë se jetojnë në demokraci, por me mentalitet jo demokratik.
“U gëzuam se iku komunizmi nga shtetet e Ballakanit dhe kinse na erdhi “demokracia” Pastaj u gëzuam edhe më shumë për Ballkanin e hapur, por për fat të keq sa ja vlen Ballkani i hapur me zemra të mbyllura.
Madje pretendojnë Europën por vetëm me fjalë.
Nuk kalon një muaj që të mos jem në Europë, atje as që të pyet kush se ku po shkon, ke pasaportën lëviz i lirë.
Ne themi se jetojmë në “demokraci” por me mentalitet jo demokratik.
Sa e sa zemra të vëllezërve Shqipëtarë u thyen sot me mos lejimin e hoxhës Ahmed Kalaja për të qenë prezent në mesin tonë.
Zoti ynë, hapi zemrat e mbyllura të Ballkanit të hapur!”, ka reaguar Bajrami, transmeton Fol Drejt./FolDrejt/